Edhe Emery i pasigurt nëse Mkhitaryan do udhëtojë në finalen e EL

Futboll

Edhe Emery i pasigurt nëse Mkhitaryan do udhëtojë në finalen e EL

Më: 13 maj 2019 Në ora: 09:27
Mesfushori Henrinh Mkhitaryan me shumë gjasë nuk do udhëtojë në kryeqytetin azerbajxhan për shkaqe sigurie

Arsenali do të udhëtojë drejt Baku për të zhvilluar finalen angleze të Europa Ligës kundër Chelsea më 29 maj, por prezenca e Henrikh Mkhitaryan do të jetë në dyshim.

Mesfushori Henrinh Mkhitaryan me shumë gjasë nuk do udhëtojë në kryeqytetin azerbajxhan për shkaqe sigurie, siç ka njoftuar edhe UEFA paraprakisht.

Armenët dhe çdo qytetarë armen që jeton jashtë kufijve të shtetit e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Azerbajxhanin sipas disa rregullave politike.

Edhe trajneri i ‘Topçinjëve’, Unai Emery nuk është i sigurt nëse ish-lojtari i Manchester United do vijë në Baku.

‘’Janë gjëra politike dhe nuk e di cila është zgjedhja. Ai ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit dhe e dua atë në finale’’.

‘’Por nuk e di problemin mes të dyja shteteve. Nuk është në duart e mia fatkeqësisht’’, përfundoi Emery.

Kujtojmë se edhe më herët në ndeshjen Qarabag këtë edicion, Mkhitaryan nuk u lejua nga UEFA të ateronte në Azerbajxhan dhe me shumë gjasë nuk do paraqitet as ndaj Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat