Wanda insiston: Icardi nuk largohet nga Interi

Futboll

Wanda insiston: Icardi nuk largohet nga Interi

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:54
Mauro Icardi

Gruaja e ish-kapitenit të Interit ka folur sërish për të ardhmen e lojtarit.

Wanda Nara flet edhe njëherë për Mauro Icardin. Të dielën në mbrëmje në emisionin sportiv “Tiki Taka”, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauritos, foli sërish për të ardhmen e tij.

“Gazetat vazhdojnë të shkruajnë se Icardi do të largohet. U lodha duke e përsëritur që ai do të qëndrojë tek Interi. Ditën e parë të hapjes së afatit kalimtar, do ta ndali telefonin. Po, kanë mbërritur oferta, por djali do të qëndrojë tek Interi, mjaft më!”

Por nëse Antonio Conte do të marrë drejtimit e zikaltërve, a do të ketë vend për Icardin?    

“Më duket e çuditshme që vjen një trajner me shumë peshë dhe thotë që nuk e do, sepse të gjithë trajnerët e tjerë me emër e kërkojnë”. “Nëse është e vërtetë ajo që thotë Spalletti, atëherë brenda shtëpisë së Interit dikush nuk e do Icardin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat