Bayerni e do Dybalan, Juve kërkon 100 milionë euro

Futboll

Bayerni e do Dybalan, Juve kërkon 100 milionë euro

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:56
Paulo Dybala

Klubi gjerman është duke e kërkuar yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Pas Pavard dhe Hernandez, Bayern Munich kanë zgjedhur objektivin e radhës në afatin kalimtar.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalan, për të cilin Juventusi nuk ulet në bisedime për më pak se 100 milionë euro. Shifra nuk përbën problem për klubin bavarez, që kërkon të rrëmbejë argjentinasin pas shtatë vitesh në kampionatin italian.

Përpara se të tentojnë transferimin e argjentinasit, do të pritet fundjava kur të vendoset titulli për të nisur më pas planet dhe strategjinë e blerjes së lojtarëve shtesë.

Mediat në Gjermani bëjnë me dije se edhe trajneri Niko Kovaç ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin e argjentinasit.ayerni e do Dybalan në vendin e Arjen Robben i cili së bashku me Franck Riberyn do të largohen në fund të stinorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat