Real Madrid i tregon derën lojtarit: Nuk na duhesh!

Futboll

Real Madrid i tregon derën lojtarit: Nuk na duhesh!

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:38
Futbollistët e Real Madridit

Real Madrid ka njoftuar  Keylor Navas se ai nuk është më në planet e tyre dhe mund të largohet nga klubi këtë verë, sipas mediave në Spanjë.

Navas do të bëjë paraqitjen e tij të fundit në Bernabeu këtë të diel kundër Real Betis, përcjell GazetaBlic.

Ai do të luajë nga minuta e parë në ‘Santiago Bernabeu’ në ndeshjen e fundit të Real Madridit në një sezon zhgënjyes – ku nuk arritën të fitojnë asgjë.

Trajneri i ekipit madrilen, Zinedine Zidane ka njoftuar portierin se nuk është më në planet e tij dhe Navas do të largohet nga Madridi në verë.

Thibaut Courtois ka zënë vendin e titullarit në portën e galaktikëve – duke fituar ballafaqimin me Keylor Navas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat