Ronaldo: Kritikët presin me pushkë te dera që unë të dështoj

Futboll

Ronaldo: Kritikët presin me pushkë te dera që unë të dështoj

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:32
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është i etur të theksojë se nuk është robot dhe thotë se është detyruar të gjejë paqe me faktin se kritikët e tij gjithmonë presin me pushkë që ai të dështojë.

Në moshën 34-vjeçare, superylli portugez ka vazhduar ta ruajë nivelin e lartë të futbollit dhe e pranon se nganjëherë e pengojnë kritikat e vazhdueshme përkundër suksesit.

Çdo lëvizje e tij, brenda dhe jashtë fushës, gjithmonë është analizuar në detaje. Pesë herë fituesi i Topit të Artë e pranon se çdo ditë jeton nën presion për të pasur sukses dhe për ta ruajtur nivelin e tij të lartë.

I pyetur nga La Repubblica se si është jeta nën një mikroskop të tillë, ish-ylli i Sporting, Manchester United dhe Real Madrid ka thënë: “Nuk mendoj se njerëzit besojnë se unë jam robot, por ata më shohin mua si dike që kurrë nuk ka probleme, që kurrë nuk mund të trishtohet, që kurrë nuk mund të ketë brenga. Njerëzit e identifikojnë suksesin si shkujdesje dhe i arritur me para. ‘Si mund të jetë ai i trishtuar apo të ketë kriza nëse është milioner?’”

“Duhet ta kuptoni se jo të gjithë janë të njëjtë. Unë e kuptoj. Unë e di që njerëzit qëndrojnë të gatshëm me pushkë që unë ta humbas një penallti apo të dështoj në një ndeshje të caktuar. Ama kjo është pjesë e jetës dhe unë duhet të jem i përgatitur për këtë. Dhe kam qenë i përgatitur për shumë vjet”, shtoi Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat