Coutinho dëshiron rikthimin në Premierligë

Futboll

Coutinho dëshiron rikthimin në Premierligë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:44
Philippe Coutinho

Pas një starti tepër të dobët në Kataluni, Philippe Coutinho po kërkon rikthimin në Premierligë.

Media spanjolle, AS, sugjeron se e ardhmja e brazilianit nuk është tek Barcelona, pasi lojtari po dëshiron rikthimin në Angli.

Besohet se lojtari i Barcelonës mund të kushtojë deri në 85 milionë funte dhe Manchester United ka shpreshur interesim për shërbimet e tij.

Coutinho gjithashtu nuk ka raporte të mira me tifozët e Barcelonës dhe largimi i tij në verë është shumë i mundshëm.

Finalja e Copa del Rey mund të jetë ndeshja e fundit e Coutinhos me fanellën blaugrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat