Valverde nuk shkon askund, e ka përkrahjen e Barcelonës

Futboll

Valverde nuk shkon askund, e ka përkrahjen e Barcelonës

Më: 13 maj 2019 Në ora: 20:52
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde e ka përkrahjen e klubit për ta mbajtur postin e trajnerit edhe pas eliminimit të papritur të Barcelonës nga Liga e Kampionëve pas humbjes turpëruese 4:0 nga Liverpooli në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale javën e kaluar.

Dy vite radhazi, skuadra e Valverdes e ka çuar dëm një epërsi prej tri golave nga ndeshja e parë dhe është eliminuar në çerekfinale dhe gjysmëfinale, respektivisht, por as kjo nuk ka bërë që spanjolli ta humbë përkrahjen e Barçës.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Valverde tashmë ka nisur t’i bëjë planet për sezonin e ri.

“Dua ta bëj një hap para, nuk do të fshihem pas gurit”, ka thënë Valverde.

“Nuk ka më mirë se vendimin për ta rimarrë veten”, shtoi ai.

Sipas gazetës spanjolle, Valverde nuk i do në skuadër Kevin-Prince Boatengun dhe Jeison Murillon sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat