Real Madridi e zgjedh portierin e parë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Real Madridi e zgjedh portierin e parë për sezonin e ardhshëm

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:08
Portierët e Real Madrid

Keylor Navas pritet të largohet nga Stantiago Bernabeu këtë verë, pasi i është bërë me dije nga Real Madridi se ai nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm 2019/20.

Si pasojë, klubi e ka nxitur atë të gjejë skuadër të re, edhe pse në janar e zgjati kontratën me klubin.

Lajmi së pari u raportuar nga La Sexta dhe tani është konfirmuar edhe nga Marca.

Trajneri Zinedine Zidane ia ka thënë lajmin portierit të Kosta Rikës në fund të javës së kaluar, gjë që nuk i ka pëlqyer atij sepse Navas kishte dashur të luftonte me Thibaut Courtois për numrin 1 të Real Madridit.

Francezi kishte thënë se asgjë nuk kishte qenë më në dorën e tij, pasi bordi i klubit e kishte marrë vendimin.

Reali ka vendosur t’i besojë Courtoisit dhe ta largojë Navasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat