Kujtim Shala tregon pse nuk shkoi në Zvezdë të Beogradit

Futboll

Kujtim Shala tregon pse nuk shkoi në Zvezdë të Beogradit

Nga: F.B Më: 14 maj 2019 Në ora: 06:49
Kujtim Shala: Për shkak terrorit të serbëve ndaj shqiptarëve, nuk kam dashur të shkoj në Cervena Zvezda

Kur në fanellën e Prishtinës ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Ligë, Kujtim Shala ish-futbollist i Prishtinës, Partizanit dhe Dinamos ka treguar se kishte ofertë nga “katërshja e madhe''.

Futbollisti Kujtim Shala ish futbollist i Partizanit dhe Dinamos, në intervistën për mediat kroate, transmeton “Bota Sot” ka fol për gjërat e veçanta nga karriera e tij dhe ndikimit të rrethanave në atë karrierë.

Shala që ka bartur edhe fanellën e partizanit nga Beogradi në stinorin 1983/84, ka prek edhe kthimin e tij nga Beogradi tek skuadra Prishtina dhe pastaj ofertën që ka pasur nga “katërshja e madhe” e asaj kohe e futbollit jugosllav.

“Më  ka dashur dhe kërkuara Hajduku, duke u bazuar në faktin se shumë njerëz nga qyteti im i lindjes Prizreni anon për atë skuadër. Ante Zhaja, operativi i parë i Hajdukut ka tentuar të më bind, por nuk ka pasur sukses. Partizani po ashtu ishte në lojë, por mua pasi pata bërë të pamundurën dhe vetëm një stinori që kalove atje si fëmijë, nuk më kthehej në atë klub” ka kujtuar Kujtim Shala për Index.hr.

“Aso kohe të gjithë kanë thënë se jam i marr, sepse partizani ishte fuqi me Vukotiqin, Mance, Çavo Dimitrijeviq, ndërsa unë nga ai klub jam kthyer në Prishtinë që të luftoj për ekzistencë. Por jam inatosur dhe kam pasur sukses. Zvezda nuk ka ardhur në shprehje në vitin 1988 kur jam larguar nga Prishtina, sepse nuk kishte gjasa që në kohën e eskalimit të terrorit serb ndaj banorëve shqiptar në Kosovë të shkoj në klub tifozët e të cilët janë serbomëdhenj. Në konsiderim erdhi vetëm Dinamo” përshkruan atë kohë Shala.

Shala ka vazhduar të flas kundër Crvena Zvezdes para së gjithash kundër tifozëve të klubit me më së shumti trofe serb.

“Fyerjet dhe sharjet që kamë dëgjuar nga tifozët, por edhe futbollistët e klubeve serbe as mund të imagjinohen. Sa herë më kanë sharë nanën shqiptare, më kanë quajtur ustash, iridentist, terrorist... Marakana e Zvezdes është dridhur nga fërshëllimat kur spikeri vinte tek emri im dhe sa herë që kam pranuar apo pasuar topin. Por fyerjet vetëm dëgjohen, ku mbeten goditjet e përgjakshme që kam marr nga ato shkaqe?. Nuk do të harroj kurrë kur futbollisti Mesar Driziq më ka “korr” përgjakshëm duke merituar kartonin e kuq, por as vërejtje nuk ka marr” shprehet Shala.

Më pas Shala thekson se “ Është e qartë, mund të merrni me mend si ka mund të jetë gjyqtari në atë mjedis. Njëjtë ka qenë në Nish, njëjtë në Novi Sad....”Vraje shiptarin”, vazhdimisht janë çjerr të gjithë në stadium. Unë jam përgjigjur ashtu që si kafshë kam luftuar për Dinamon, në goditje jam përgjigjur me masën e njëjtë dhe golat për fitore i kam festuar me shenjën e fitores (V) duke ngritur dy gishta dhe duke u kacavjerrë në rrethoja të tribunës” ka thënë Kujtim Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat