Udhëtimi i mahnitshëm i Shalës, për 5 vite luajti për 3 kombëtare dhe 7 skuadra

Futboll

Udhëtimi i mahnitshëm i Shalës, për 5 vite luajti për 3 kombëtare dhe 7 skuadra

Më: 14 maj 2019 Në ora: 09:43
Herolind Shala

Herolind Shala ka pasur një karrierë tepër interesante në futboll. 27 vjeçari që ka prejardhje nga Drenasi, ka lindur në Norvegji.

Pasi u tregua i suksesshëm te skuadra Odd u ftua të përfaqësonte edhe kombëtaren U21 të Norvegjisë.

Më pas në vitin 2013 ai zgjodhi të luante për Shqipërinë U21 më pas edhe për kombëtaren A.

Ndërsa pas pranimit të Kosovës në FIFA, ai përfundimisht u bë “Dardan”.

Gjatë kësaj periudhe ai ka ndërruar edhe disa skuadra, si Sparta e Pragës, Slovan Liberec, Kasimpasha, Lyngy, Start dhe tani luan te Valerenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat