Lufta për mbijetesë

Futboll

Lufta për mbijetesë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:21
Pamje nga një ndeshje

Ka kohë që nuk e kemi pasur luftën me të ashpër për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës. Pa dyshim se pesë skuadra janë në garë për t’i ikur barazhit, duke u nisur nga Ferizaj që renditet në pozitën e pestë me 40 pikë, ndërsa katër skuadra tjera tjerat janë me pikë të barabarta (39): Drenica, Ballkani, Trepça ’89 dhe Flamurtari, kurse Gjilani ka pak shumë pak shpresa, edhe pse asgjë nuk dihet në dy javët e fundit!

Ajo që ka befasuar të gjithë është Ferizaj që nga pozita e dhjetë me hapa të shpejt ngritë në pozitën e pestë dhe vetëm fitorja ia siguron ekzistencën të enjten e ardhshme në Kastriot kundër KEK-ut. Kryetrajneri prof. Bylbyl Sokoli është më i qetë se kurrë, sepse në pesë javët e fundit ka po aq fitore dhe tani pret edhe të gjashtën, pastaj sfidën e fundit në Ferizaj ta pret me qetësi kundër Gjilanit. Ferizajasit pothuajse edhe e kanë siguruar mbijetesën, por nuk janë të qetë deri sa t’i marrin tri pikë në KEK.  

Si ndeshje për jetë a vdekje do të jetë në stadiumin “Bajram Aliu” mes Drenicës dhe Ballkanit, skuadra që janë në pozicion shumë të palakmueshëm. Pa dyshim se barazimi më shumë i shkon përshtati Ballkanit se sa Drenicës.  Skenderajasit do të kërkojnë tri pikë e qetësisë, kurse Ballkani do të luftojë me të gjitha forcat që të kthehet i pamposhtur, të jetë pak më i qetë për javën e fundit. Sepse në javën e fundit Drenica i shkon Lirisë në Prizren dhe Ballkani e pret Dritën që nuk lufton për asgjë. Trepça ’89 pas humbjes si vendas nga Ferizaj me rezultat 2:1 është në presion të madh, ngase të mërkurën e kësaj jave luan në kryeqytet me Prishtinën. Në rast të humbjes në kryeqytet pa dyshim se do të jenë pothuajse edhe në barazh, megjithëse si dihet se çka sjell java e fundit. Në javën e fundit Trepça ’89 ka punë shumë të lehtë ndaj KEK-ut, por fati i saj do të varet nga rezultatet që do të arrijnë skuadrat tjera që i ka direkt në luftë për t’i ikë barazhit.  

Flamurtari i Prishtinës e ka presionin, ani se do të luajë në dy takimet e fundit, në Gjilan me Dritën që ka “blinduar” pozitën e katërt dhe së fundi e pret Llapin që u dorëzua në garë për titull. ‘Flamurtarët’ gjithsesi se duhet që të kërkojnë pikë në Gjilan, ndryshe do të janë para një situatë shumë të zorshme. Liria dhe KEK-u janë dy skuadra që do të garojnë një rang më poshtë në edicionin e ri.

Gjithsesi se java e 32-të dhe ajo e 33-të, do të jenë më shumë stres për ekipet që kërkojnë t‘i ikin barazhit, kurse më së paku shpresa ka Gjilani që është në pozitën e dhjetë me 35 pikë apo ka katër me pak se Trepça ’89, Drenica, Ballkani dhe Flamurtari.
BO X 1
IPKO Superliga – Java e 32-të
E mërkurë

Prishtina-Trepça ‘89
Llapi-Feronikeli
Drita-Flamurtari
Drenica-Ballkani
E enjte
Gjilani-Liria
KEK-u-Ferizaj
Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat