Tottenham mendon rikthimin e Bale

Futboll

Tottenham mendon rikthimin e Bale

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:23
Gareth Bale

Tottenham është cilësuar si destinacioni i mundshëm i Gareth Bale në fund të këtij sezoni.

Fakti është i kryer: Zidane nuk e sheh pjesë të formacionit sulmuesin dhe ka kërkuar që të nxirret në merkato.

Klubi londinez është parë si një alternativë nga Real Madridi, mirëpo në drejtim të tyre ka ardhur një ofertë qesharake sipas informacioneve të tabloidit britanik “The Sun”.

Paga e Bale i kushton 31.2 milionë euro në sezon klubit madrilen, ndërsa vetë lojtari merr 14 milionë. Tottenham ka ofruar më pak se gjysma e kësaj shifre, vetëm 13 milionë euro pagë bruto, që përkthehet 6 milionë euro pagë neto për lojtarin.

Uellsiani do kërkohet për një vit në formë huazimi dhe nuk dihet nëse do të përfshihet opsioni i blerjes në fund të sezonit.

Gjithsesi vetë Bale, por edhe drejtuesit e Realit nuk e pranojnë në asnjë mënyrë një ofertë të tillë. Synimi i tyre është ta shesin përfundimisht 29-vjeçarin, i cili ka refuzuar të kalojë në huazim tek ndonjë klub tjetër.

Kjo ofertë e klubit anglez mendohet të lidhet me negocimin për Christian Erkisen, që kërkohet nga Real Madridi, për këtë janë ndjerë komod për të ofruar këtë marrëveshje, duke qenë se danezi pëlqehet shumë nga Zidane dhe është ndër objektivat kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat