Pas Godin, Atleticos i largohen edhe lojtarë të tjerë

Futboll

Pas Godin, Atleticos i largohen edhe lojtarë të tjerë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:33
Foto

Ndryshime të mëdha pritet të bëhen në skuadrën e Diego Simeones.

Tashmë është e konfirmuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Pas Diego Godin edhe disa lojtarë tjerë të rëndësishëm janë pranë largimit, pasi edhe Juanfran me Filipe Luis nuk do të vazhdojnë me “Los Colchoneros”.

Drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur të ripërtërijnë mbrojtjen pothuajse nga e para me dy lojtarët e krahut, që janë në fund të kontratave.

Si Juanfran ashtu edhe Filipe Luis do të vazhdojnë të luajnë në nivele të larta, pasi kanë oferta, dhe javën e ardhshme do të bëhet zyrtare edhe lamtumira e tyre nga Atletico Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat