PSG shfaqë interesim për yllin e Dortmundit

Futboll

PSG shfaqë interesim për yllin e Dortmundit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Kampionët e Francës duan të përforcohen më shumë për sezonin tjetër.

Raphael Guerreiro mund të rikthehet në Francë, aty ku tregoi performanca shumë të mira, por tashmë në një klub të madh.

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka rinovuar kontratën që skadon pas një viti me Dortmundit dhe pritet që në verë të marrë rrugën drejt Paris Saint-Germain, që e ndjek prej kohësh.

25-vjeçari pëlqehet nga Thomas Tuchel, që e shikon si përforcimin ideal për krahun e majtë.

Marrëveshja mund të arrihet për vetëm 20 milionë euro, pasi futbollistit i ka mbetur vetëm një vit kontratë dhe mund të largohet me si lojtar i lirë nëse verdhezinjtë nuk e shesin gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat