De Laurentis sulmon Juven: I falën 75 mln euro, Agnelli ka pushtet!

Futboll

De Laurentis sulmon Juven: I falën 75 mln euro, Agnelli ka pushtet!

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:42
Aurelio de Laurentis

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, është një vullkan... Në deklaratat e tij për "Corriere dello Sport", sulmon Juventusin, FIFA-n dhe UEFA-n, por sidomos edhe Bashkinë dhe qeverinë italiane... Gjithçka lidhet me financimet në futboll, zhvillimin dhe sidomos rrugën drejt suksesit.

Ai akuzon: "Juventusi ka pasur 75 mln euro falas për stadiumin, ndaj pagoi vetëm 50 mln euro. Ta themi hapur që familja Agnelli ka pushtet në Torino që pati këto favore nga shteti. Kam ndër mend të rinovoj dhe investoj te stadiumi... Nuk kemi asnjë qindarkë borxh te bankat, jemi 13 pikë larg Juventusit, por 10 më lart se Interi. Diçka nuk shkon.

"Futbolli ynë është i vjetër, të rinjtë nuk e duan. Nipi im, sapo sheh 10 minuta të ndeshjes së Napolit, ikën të luajë Fortnite duke më mërzitur... Kështu nuk ka të ardhme. Blejmë futbollistë pafund dhe ndërrime kemi vetëm 3. Idiotësi e madhe e atyre që përpilojnë rregullat".

"Në Angli e ka zgjidhur shejntorja Thacer. Në stadiumet tona ka 20 vjet që shpërndahet drogë... Askush nuk flet, as ministri, as qeveria, që fshihen me deklarata boshe. Kemi mbetur mbrapa".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat