Ylli i Kombëtares zvicerane befason me komentin e tij pasi Hadërgjonaj iu bashkua Kosovës

Futboll

Ylli i Kombëtares zvicerane befason me komentin e tij pasi Hadërgjonaj iu bashkua Kosovës

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:45
Ylli i Kombëtares zvicerane

Florent Hadërgjonaj e ka konfirmuar se do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, pasi Zvicra i ka dhënë leje që të përfaqësojë Kosovën.

Para disa ditësh Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Hadërgjonaj është prurja më e re në Përfaqësuesen e Kosovës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit.

Ndërsa sot është konfirmuar nga vetë Hadërgjonaj përmes një positim në rrjetin social, Instagram se ka marrë leje nga Zvicra për t’iu bashkuar kombëtares së Bernard Challandes, pasi bëri një paraqitje zyrtare për helvetikët.

“Të dashur fansa. Pasi e kam shqyrtuar mirë, kam vendosur që të luaj me Kombëtaren e Kosovës. E falënderojë Zvicrën për mbështetjen që ma ka dhënë gjatë këtyre viteve dhe për lejen që më dhanë të luaj për Kosovën. Fat të mirë Kombëtares së Zvicrës në Portugali”, ishte njoftimi i Hadërgjonajt në Instagram.

Sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo e ka uruar në gjuhën shqipe. Ai ka shkruar në koment “Perhaj”.

24-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirore të Zvicrës, ndërsa debutimin me Kosovës pritet ta bëjë në ndeshjet e qershorit, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat