Shqiptari: Doja që të më shanin nga nëna!

Futboll

Shqiptari: Doja që të më shanin nga nëna!

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:05
Ridvan Kraja me kolegë

Arbitrimi është edhe çështje krenarie. Në Shqipëri ky element merr një rëndësi të veçantë, ndoshta për faktin se hera-herës gjyqtarëve tanë ua cenojnë sedrën jo duke ua vënë në pah gabimet, por duke u bërë presion dhe duke i kërcënuar.

I tillë është rasti i ish-arbitrit anësor, Ridvan Kraja, i cili jep për “Panorama Sport” një version disi ndryshe nga ngjarja e 22 prillit 2000, para ndeshjes Apolonia-Tirana 2-1.

Së pari Kraja saktëson me forcë se nuk është goditur nga askush, sepse sipas tij nuk kishte asnjëri guxim ta kërcënonte atë dhe aq më pak ta gjuante me shuplakë. Në këtë mënyrë, ai hedh poshtë pretendimet e ishkolegëve të tij, Astrit Isufi dhe Engjëll Pjetrushi.

Zoti Kraja, cili është shqetësimi juaj?

Kam lexuar artikullin e botuar dje në “Panorama Sport”. Aty gjyqtari anësor, Pjetrushi, ka deklaruar se mua më kanë gjuajtur me shpullë para ndeshjes Tirana-Apolonia. Kjo nuk është e vërtetë. Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka pasur b… njeri të më qëllonte.Po ngjarja, a është e vërtetë?

Po, ngjarja është e vërtetë. Edhe pjesa tjetër e artikullit është në rregull, me përjashtim të faktit që aty asistenti tjetër (Pjetrushi) thotë se më kanë qëlluar mua me shpullë. Kjo është gënjeshtër.

Çfarë ndodhi rrugës për në Fier në atë 22 prill të vitit 2000?

Na ndaluan rrugës disa tipa, por këta kur i hapin këto tema, pse nuk i përmendin emrat? Pse nuk kanë kurajë të përmendin emrat pra?

Mund t’jua them nëse doni.Kush ishin personat?

Aty ka qenë prezent edhe Tahir Kastrati. Ka qenë prezent Zeqir Kolgjini. Ai personi i policisë pra, inspektori, quhej Zeqir Kolgjini.

Ka qenë gjithashtu edhe Fatmir Kajollim, ish-presidenti i Apolonisë.

Këta ishin personat që ju zunë pritë në rrugë?

Po, këta ishin.Po çfarë kërkonin këta?

Që ta ndihmonim Apoloninë të fitonte ndeshjen me Tiranën. Edhe Tahir Kastrati ju bëri presion?

Jo, jo, Tahirin e kishin marrë me vete si përfaqësues të klubit, por Tahiri nuk u përfshi.

Ç’mendim keni për Tahir Kastratin?

Është bërë si Enveri… Ka 30 vite aty kryetar i Shoqatës së arbitrave.Le të rikthehemi te ngjarja.

Çfarë ndodhi saktësisht në atë përplasje në rrugë?

Asgjë, pati një debat dhe ata i kërkuan arbitrit kryesor që të favorizonte Apoloninë. Kryesori Isufi nuk pranoi dhe pastaj ata i kërkuan të shtirej si i sëmurë. Siç është shkruar në artikull. Çdo gjë është në rregull në shkrim, përveç faktit ku thuhet se më kanë goditur mua. Këtu luhet me dinjitetin tim. Nuk ka pas b… njeri që në 27 vite karrierë të më godiste mua…

Unë nuk jam nga ata arbitrat langaraqë që kanë nxjerrë xhepat duke u thënë të tjerëve nuk kemi lekë në xhepa. Të verifikohen të gjitha gjërat. Nëse duan t’i hapin këto histori, jam i gatshëm të përballem me këdo. Kam gjykuar edhe në Kategorinë e Parë në ato vite, ndonëse shpeshherë më është ngrënë haku dhe nuk më jepnin mundësinë të shkoja jashtë. Gjithsesi, unë po ju them se jam nga ata persona që kam gjykuar për qejf.

Si për qejf?

Po pra, për qejf. Nuk kam qenë nevojtar për para që të shkoja atje si shumica e gjyqtarëve. Me gjithë respektin për ta, sepse ndonëse një pjesë e mirë e tyre shkonin edhe për të plotësuar nevojat financiare, kishte edhe disa të tjerë që tregonin xhepat.

Po ju nuk kishit nevojë për para?

Shikoni, unë kam punuar te kompania “Eurolloto” në ato vite dhe nuk kam pasur nevojë për 10 mijë lekë të qelbura që të jepte arbitrimi në atë kohë. Kisha të ardhura të mira dhe nuk isha nevojtar të tregoja xhepat siç bënin disa arbitra… Shkonin në ndeshje dhe tregonin xhepat. Nuk jam nga ata unë zotëri. Madje pronari i kompanisë, i ndjeri Muhamet Malo, më thoshte asokohe: “Ku je o Ridvan? Pse shkon arbitron?”. Edhe unë i përgjigjesha: “Shkoj për pasion se kam qejf të më shajnë me nënë dhe motër…”.

Si mundet të ishit arbitër ju, kur ndërkohë punonit në kompani bastesh?

Po jo mo, unë isha financier. Nuk punoja te kuotat e basteve. Isha te arka.

Po a lejohej kjo?

Po, ajo kohë ashtu ishte.

Kishte arbitra të tjerë si ju?

Edhe Astrit Isufi, ish-gjyqtari kryesor, edhe ai arbitronte për qejf. Nuk dua kurrsesi të tallem dhe të vë në dukje varfërinë apo fatkeqësinë ekonomike të të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat