Luftë e madh në Holandë për titull dhe Bergvijn

Futboll

Luftë e madh në Holandë për titull dhe Bergvijn

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:25
Stiven Bergvijn

Ajaksi dhe PSV Aind’Hoveni janë dy klubet më të mëdha në Holandë, të cilët përpos rivalitetin , kanë edhe inatin e madhe mes tyre. Të dy skuadrat po rivalizojnë për titullin kampion deri në ditën e fundit dhe Ajaksit i mjafton të marrë një barazim për t’u shpallur kampion. Mirëpo tani një luftë e madhe ka nisur për talentin më premtues të PSV-së, Stiven Bergvijn, i cili është nën kontratë deri në vitin 2022. Ka reaguar edhe menaxheri i klubit të PSV-së, John de Jong.

“Ne nuk do ta shesim tek Ajaksi as për 30, 40, 50, 60 apo 70 milion euro. Përgjigja është gjithmonë jo. Ne nuk jemi në dijeni për këtë kontakt dhe negocimin me Ajaksi nuk është i mundur.”

Për t’i shtuar “benzinë zjarrit” ka menduar Donni van de Bek, i cili i ka komentuar në një foto sulmuesit 21-vjeçar duke i thënë: “Gjithmonë je i mirëpritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat