Liverpooli siguron bileta të lira të Ligës së Kampionëve për tifozët besnik

Futboll

Liverpooli siguron bileta të lira të Ligës së Kampionëve për tifozët besnik

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Liverpool ka ndërmarrë hapa që t’i sigurojë tifozëve besnik të kenë qasje në biletat më të lira për finalen e Ligës së Kampionëve.

‘Reds’ kanë lëshuar një raport se si i 16,613 vende janë dhënë për përballjen me Tottenham në Madrid më 1 qershor – dhe se si duhet të menaxhohen me këto vende.

Rreth – 63% (10,466) do të jenë për pranim të përgjithshëm, të ndjekur nga 25% (4,153) për anëtarët e përhershëm të Liverpoolit.

Zyrtarët e ndeshjeve – lojtarët e ekipit të parë, lojtarët e mëparshëm dhe mediat do të përbëjnë 11% (1.827) me partnerët tregtarë që marrin rreth 1% (167) të vendeve në tribunat e stadiumit.

Biletat janë në katër kategori çmimesh: 513 euro, 385 euro, 154 euro dhe 60 euro. Zyrtarët e ‘Anfield’ të gjithë do t’i kenë biletat me zbritje 60 euro – po ashtu kjo vlen edhe për tifozët besnikë të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat