PSG i vë flakën merkatos me një koment për yllin e Real Madridit

Futboll

PSG i vë flakën merkatos me një koment për yllin e Real Madridit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:50
James Rodriguez

James Rodriguez është në fund të qëndrimit të tij tek Bayern Munich, pasi me të gjitha gjasat klubi gjerman nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes për 42 milionë euro nga Real Madridi.

Pak kohë më parë u përfol se për kolumbianin interesohej edhe Paris Saint-Germain dhe klubi francez mund të ishte destinacioni i radhës, pasi të kthehet në Madrid.

Për të ndezur më shumë këto zëra kanë menduar drejtuesit e rrjeteve sociale, më saktë ai i faqes së Facebook.

James postoi një foto të tijën duke theksuar se tani ishte gati për t’u kthyer në fushë, pasi humbi ndeshjen ndaj Leipzig për shkak dëmtimi.

Dy duar që duartrokasin janë në një koment. Një mesazh i lëshuar nga vetë faqja zyrtare e klubit francez, që ka ngjallur shumë zëra rreth të ardhmes së 27-vjeçarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat