Miftaraj: Përplasjen fatkeqe që pata me Valmir Valiun po e ndjej ende

Futboll

Miftaraj: Përplasjen fatkeqe që pata me Valmir Valiun po e ndjej ende

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:51

Kampionatit po i vije fundi, kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. Rivali i nesërm, Trepça ’89, edhe pse larg formës së famës si klub që ka, është skuadër që e ka eliminuar Prishtinën për Kupë dhe konsiderohet kundërshtar jashtëzakonisht i rrezikshëm drejt rrugës së Prishtinës drejt titullit, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Trepça ’89 është pengesa e fundit para ndeshjes finale për titull me Feronikelin, andaj, Prishtinës më shumë se kurrë i duhet ndihma e publikut në këtë ndeshje të fundit të sezonit në stadiumin tonë.

Prishtinës çdo rezultat tjetër përveç fitores pothuajse ia humb luftën për titull. Prishtina është e gatshme për ndeshje, nuk ka suspendime dhe vetëm Korenica mbetët jashtë grumbullimit të futbollistëve për këtë përballje.

Përndryshe Prishtina nga 7 ndeshjet e fundit e ka vetëm 1 humbje për Kupë pas penalltive. Në këto 7 ndeshje, Prishtina nuk ka pësuar gol kundër “minatorëve” duke e mposhtur në 5 ndeshje, 1 baras me goldallim 9:0. Ndërsa në 52 ndeshje zyrtare, Prishtina ka 25 fitore kundrejt 9 barazimeve dhe 18 fitoreve të ’89-shit me goldallim +26 për Prishtinën, 68:42.

Prishtina – Trepça ‘89

E mërkurë, 15 maj – ora 16:00

“Nesër kemi ndeshje jetike, shpresoj të jemi në formën e mirë sikur në ndeshjen me Llapin dhe normalisht pres fitore të sigurt. Normalisht, është kundërshtar i vështirë dhe s’duhet harruar që na kanë eliminuar për Kupë, megjithëse me shumë fat, sepse në 120 minuta patëm krijuar shumë raste shënimi, por besoj shumë se nesër do t’u kthejmë e t’i mposhtim e të vazhdojmë rrugës tonë drejt qëllimit ku e kemi”, ka thënë mesfushori i “heshtur”, por që në fakt është motori i skuadrës, sidomos në këtë edicion ku ka pasur 28 paraqitje dhe 2 gola kampional. Në dy sezone për Prishtinën ka 48 paraqitje.

“Përplasjen fatkeqe që pata me Valmir Veliun po e ndjej ende, e kam një të qarë në kokë, por s’është asgjë para asaj që Valmiri tani është mirë dhe kjo më ka gëzuar më së shumti. I uroj edhe njëherë që sa më shpejtë të shërohet e t’i rikthehet fushës e mos u përsërit kurrë më”, ka thënë përfund mesfushori bardhekaltër i cili pas Armend Thaqit që ia të gjitha minutat e luajtura, ka zhvilluar 12 ndeshjet e fundit rresht pa u zëvendësuar asnjëherë", tha Diar Miftaraj për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat