Bullgaria e ndërron trajnerin para sfidës me Kosovën

Futboll

Bullgaria e ndërron trajnerin para sfidës me Kosovën

Më: 14 maj 2019 Në ora: 18:53
Bullgaria e ndërron trajnerin para sfidës me Kosovën

Federata e Futbollit e Bullgarisë e ka ndërruar përzgjedhësin e Kombëtares.Bullgaria e ka emëruar ish-mesfushorin e njohur Krasimir Balakov si trajner, ka konfirmuar Federata e Futbollit Bullgar.

Balakov do të zëvendësoj Petar Hubchev, duke nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2021.Balakov do të debutojë në krye të kombëtares më 7 qershor kundër Republikës Çeke.

Tri ditë më vonë do të luajë në Sofje kundër Kosovës.Kujtojmë se në ndeshjen e parë Kosova barazoi me Bullgarinë me rezultat 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.Balakov ka qenë trajner i klubeve zvicerane Grasshoppers Zurich, St Gallen, Hajduk Split, Kaiserslauter, Chernomorets Burgas, Litex Lovech dhe klubi i tij vendlindjes, Etar Veliko Tarnovo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat