Robben: Jam gati të festoj kundër Bayern-it

Futboll

Robben: Jam gati të festoj kundër Bayern-it

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:25
Arjen Robben

Aventura e gjatë e Arjen Robben me Bayern Munich është drejt fundit. 

"Akoma nuk kam marrë një vendim në lidhje me skuadrën e ardhshme", ka thënë holandezi. "Jam i përqendruar për të dhënë maksimumin në ndeshjen e së shtunës, që do të jetë vendimtare për Bundesliga-n", ka thënë ylli i bavarezëve.

Robben, gjithsesi, është i sigurt për një gjë: "Nëse do të shkoja te një ekip që do të luante kundër Bayern-it dhe do të shënoja, nuk do ta kisha problem të festoja. Më duket e pakuptimtë të mos gëzosh për një gol pavarësisht nga kundërshtari". 

"Në rast se nuk e mendon kështu, duhet t'i thuash trajnerit që të mos të të aktivizojë", ka thënë Robben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat