Gjithnjë në telashe, kampioni i botës Grosskreutz: Më goditën 10 persona

Futboll

Gjithnjë në telashe, kampioni i botës Grosskreutz: Më goditën 10 persona

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:54
Kevin Grosskreutz

Pesë vite më parë Kevin Grosskreutz ishte në majën e botës, fitonte titullin botëror me Gjermaninë, por që prej asaj vere karriera e tij ka marrë të tatëpjetën, për shkak të sjelljes së tij absurde. Alkool, debate me drejtuesit e Dortmundit, transferim te Galatasaray ku nuk luajti kurrë, kthim te Stuttgart, sërish në telashe ligjore për përfshirje në sherre banale, kalim te Darmstadt dhe këtë sezon luan në Ligën 3 te Uerdingen, edhe pse vetëm 30 vjeç.

Të dielën Grosskreutz u përfshi në një tjetër sherr banal, në një ndeshje në futbollin amator, mes ekipit të vendlindjes VfL Kemminghausen III dhe Brambauer II.

Kur u dha një karton i kuq për miqtë, rreth 30 tifozë të ekipit mik u futën në fushë dhe më pas sulmuan tifozët vendas.

Grosskreutz ishte një ndër ata që u përfshinë në përleshje, por pamjet filmike vërtetojnë se mbrojtësi këtë radhë nuk kishte faj, duke qenë viktimë e sulmit dhe tentoi vetëm të ndante tifozët.

"Ata sulmuan dhe rrahën edhe pridër që kishin fëmijët në krahë. Është çmenduri. 10 persona më sulmuan e më goditën, u ndjeva shumë keq më pas", tha Grosskreutz për Bild.

Gjithsesi, Grosskreutz nuk ka ndërmend të bëjë denoncim: "Dua thjesht qetësi, nuk dua të merrem më me këtë histori".

"Këta njerëz janë burracakë, të fortë vetëm kur janë grup. Nuk mund të rrija duarkryq", shkruan në një postim në Instagram futbollisti i njohur, i cili duket se është bërë një person shumë më i qetë dhe i kontrolluar kohët e fundit, ndoshta edhepër faktin se është baba dhe këtë javë pritet të bëhet baba për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat