Pep Guardiola shpallet trajneri i vitit në Premierligë

Futboll

Pep Guardiola shpallet trajneri i vitit në Premierligë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:32
Pep Guardiola

Pep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i sezonit në Premierligë.

Të dielën e javës së kaluar, Premierliga zhvilloi ndeshjet e xhiros së 38-të, me Manchester Cityn të kurorëzuar kampion.

Skuadra e Pep Guardiolas me 13 fitore radhazi në 13 ndeshjet e fundit, arriti të rikuperonte shtatë pikët e diferencës me Liverpool, për t’u shpallur në fund kampion me një pikë më shumë se ‘The Reds’, 98 gjithsejtë.

Ky sukses ka bërë që Pep Guardiola të shpallet trajneri më i mirë i sezonit 2018/2019.

Në garë për trajnerin më të mirë kanë qenë edhe Mouricio Pochettino i Tottenham Hotspur, Jurgen Klopp i Liverpool dhe Espirito Santo i Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat