Serie A me vendim kontravers për thirrjet raciste të tifozëve të Cagliarit

Futboll

Serie A me vendim kontravers për thirrjet raciste të tifozëve të Cagliarit

Më: 15 maj 2019 Në ora: 09:01
Moise Kean

Cagliari nuk do përballet me asnjë dënim nga Serie A pasi tifozët e këtij ekipi fyen në baza racore Moise Kean.

Sulmuesi i Juventusit ishte thirrur ‘majmun’ në ndeshjen e 2 prillit, të cilën e fitoi Juve me rezultat 0-2, ku një nga golat e shënoi pikërisht Kean.

Megjithatë, Serie A ka njoftuar dje se klubi sardenjas nuk do të përballet me asnjë lloj dënimi.

Ata kanë sugjeruar se thirrjet kishin një ‘rëndësi objektivisht të kufizuar’. Serie A gjithashtu gjashtë javë për të njoftuar vendimin e tyre.

Incidenti kishte shumë elemente të diskutueshme, jo më pak faktin se Kean ishte akuzuar për provokim të tifozëve nga shoku i ekipit Leonardo Bonucci.

19-vjeçari u abuzua në mënyrë racore gati gjatë gjithë ndeshjes, por shënoi golin e dytë për të festuar më pas në mënyrë provokative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat