Igli Tare kalon tek Milani – zë vendin e Leonardos

Futboll

Igli Tare kalon tek Milani – zë vendin e Leonardos

Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:31
Igli Tare

Leonardo është në rrezik për t’u shkarkuar në fund të këtij sezoni. Përgjegjës për dështimin në afrimin disa lojtarëve, përfshirë Higuain dhe Laxalt, pronarët e Elliot po shqyrtojnë emrat që kanë në tavolinë për të pasuar brazilianin.

I pari është menduar, është drejtori sportiv i Lille, Luis Campos, i cili njihet për figurën e tij dhe rolin që ka patur në kalimin e Kylian Mbappe tek Monaco, apo nënshkrimin me dy talente këtë sezon, siç janë Nicolas Pepe dhe Jonathan Bamba.

Në anën tjetër, “Calciomnercato” ka zbuluar një skenar tjetër. Sipas medies italiane presidenti Singer pëlqen shumë shqiptarin Igli Tare dhe po shqyrton mundësitë për të sjellë atë në Milano.

“Ideja Igli Tare po shfaqet gjithashtu. Menaxheri shqiptar vlerësohet shumë nga fondi Elliott, për atë që ka bërë në vitet e fundit te Lazio. Ka dy pengesa të mundshme për Singer: Tare ka një kontratë shumë të gjatë me Lazio dhe një lidhje të fortë me presidentin Lotito”, shkruan “Calciomercato.com”.

Kujtojmë që Tare sezonin e kaluar u shpall menaxheri i vitit në Itali dhe njihet për blerjet e suksesshme që ka bërë tek Lazio.ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat