Leonardo ka në dorë talentin e madh brazilian, Gazidis bllokon gjithçka! - Bota Sot
Leonardo ka në dorë talentin e madh brazilian, Gazidis bllokon gjithçka!

Futboll

Leonardo ka në dorë talentin e madh brazilian, Gazidis bllokon gjithçka!

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:44
Everton, 23 vjeç

E mbani mend në janar, kur Milani ishte pranë firmës me Ibrahimovic e Fabregas? Gjithçka u ndal nga Ivan Gazidis, shefi ekzekutiv i klubit kuqezi, i cili përtej anës sportive, ka si prioritet kthimin e "Djallit" në nivele të larta edhe në aspektin ekonomik.

Kështu, drejtori i përgjithshëm i Milanit, Leonardo, nuk arriti t'i përfundonte ato operacione dhe tashmë ka marrë edhe një tjetër "jo" nga Gazidis.

Mediat në Itali raportojnë se ish-drejtuesi i lartë i Arsenalit ka bllokuar transferimin e talentit brazilian Everton te Milani, edhe pse Leonardo ka kohë që bisedon me Gremion dhe përfaqësuesit e lojtarit, i cili është shprehur entuziast për një kalim të mundshëm në Milano.

Everton, 23 vjeç dhe një veteran te Gremio, duke parë sa shumë ndeshje ka luajtur (është grumbulluar edhe nga kombëtarja), është një sulmues i majtë me teknikë dhe shpejtësi të admirueshme, por Gazidis ka bllokuar gjithçka për faktin se Milani pa Champions nuk e ka luksin të shpenzojë 25 milionë euro, ose edhe më shumë, duke pasur parasysh se me klubet braziliane ka shumë probleme të fshehura, si komisionet pafund që kërkojnë agjentët dhe ndërmjetësit.

Në fund të sezonit Milani do të bëjë bilancin e sezonit, rezultatet sportive, ato financiare dhe merkaton, ndaj Leonardo nuk është çudi që të largohet, nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...