Ky pritet të jetë ekipi i Barcelonës për vitin e ardhshëm

Futboll

Ky pritet të jetë ekipi i Barcelonës për vitin e ardhshëm

Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:02
Barcelona

Nëse vite më parë duhet të prisnim verën apo janarin për lajme rreth merkatos, tani gjithçka ka marrë përmasa të tjera.

Lojtarët po zyrtarizojnë largimet e tyre në çdo ditë të vitit, klubet po pranojnë publikisht marrëveshjet me lojtarë të rinj, akoma pa u hapur merkato.

I fundit që lajmëroi largimin ishte Antoine Griezmann, që deklaroi se nuk do jetë pjesë e Atletico Madrid në fund të këtij sezoni, edhe pse një vit më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2023.

E ardhmja e tij është tek Barcelona. Operacioni që dështoi vitin e shkuar do të finalizohet këtë vit, katalanasit do të paguajnë klauzolën prej 120 milionë euro për francezin.

Gjithsesi përveç Griezmann, Barcelona ka arritur të blejë edhe Frenkie de Jong nga Ajax, si dhe flitet se është shumë pranë marrëveshjes me Matthijs de Ligt.

Me këto përforcime formacioni i skuadrës katalanase ndryshon rrënjësisht. Problemi i Coutinho dhe Dembele që nuk arrijnë të jenë përcaktues në krahun e majtë do të superohet nga Griezmann. De Jong do të jetë ai që do të marrë vendin e Ivan Rakitic dhe Arthur patjetër që do të kthehet në titullar solid sezonin e ardhshëm.

Mbrojtja mund të përbëhet nga dyshja De Ligt-Pique, ose nëse holandezi nuk kalon në “Camp Nou”. Lenglet mbetet një zgjedhje e mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat