Tirana me tre probleme

Futboll

Tirana me tre probleme

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:30
Tirana me tre probleme

Paraqitjet e fundit të Tiranës kanë bërë që trajneri Ardian Mema të mendojë mirë formacionin. Numri një i pankinës bardheblu dje ka fshehur 11-shen.

Më saktë, gjatë stërvitjes ka ndarë ekipin në dy grupe për të mos u kuptuar cili prej futbollistëve do të ishte titullar dhe cili jo. Gjithsesi, nga shenjat dhe paraqitjet e lojtarëve mund të ketë ndonjë ndryshim në formacionin anti-Kastrioti.

Pas problemeve të fundit në portë, mund të ndodhë që nga minuta e parë të luajë Ilion Lika. Janë të shumta arsyet që e kthejnë Likën titullar, por gjithsesi fjalën e fundit për këtë vendim e ka në dorë Refik Halili. Në fakt, Kastrioti është sfida e sezonit dhe asnjë nuk duhet të gabojë. Një ekspert si Lika mund të sjellë garanci në portën bardheblu që javët e fundit ka vuajtur jo pak.

Po kështu, duhet të ridimensionohet mesfusha, pasi në ndeshjen e fundit ka vuajtur shumë, edhe pse alternativat janë shumë të pakta. Të sigurt janë vetëm Turtulli, Imami, Hoxhallari, Ngo, Maveje e ndonjë tjetër. Pjesa tjetër e lojtarëve duhet të kalojnë një sitë para sfidës me krutanët.

Tirana, me probleme para sfidës së ditës së shtunë me Kastriotin. Pas një dite pushim, bardheblutë i janë kthyer punës, por tre nga titullarët që kanë luajtur të dielën në derbi nuk janë stërvitur me ekipin. Bëhet fjalë për Edon Hasanin, Asion Dajën dhe Eni Imamin.

Të tre kanë probleme. Hasani, i cili ka luajtur 2 të tretat e takimit ka problemet e javës së kaluar dhe Mema nuk ka dashur që ta ngarkojë me stërvitje të fortë. Edhe Daja ka ndier një shqetësim, si dhe Eni Imami. Daja dhe Hasani për më shumë se 20 minuta kanë zhvilluar vrapime rreth fushës dhe me të gjitha gjasat sot do të bashkohen me grupin, ndërsa Eni Imami ka qëndruar pushim.

Me skuadrën është bashkuar Dorian Kërçiku, i cili ka lënë pas dëmtimin në gju dhe është stërvitur rregullisht, duke vështirësuar zgjedhjen e Memës për krahun e djathtë, ku ndeshjen e fundit ka luajtur Daja. Stërvitja nuk ka shkuar më shumë se një orë e 15 minuta për gjatë gjithë kohës është zhvilluar nën një shi të dendur, por kjo nuk ka mjaftuar që Mema të ndalë herë pas here ekipin, duke e këshilluar për lëvizjet e gabuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat