Tifozët ngrihen në protestë, ekipi i madh italian në sulm për De Rossin!

Futboll

Tifozët ngrihen në protestë, ekipi i madh italian në sulm për De Rossin!

Më: 15 maj 2019 Në ora: 18:11
Daniele de Rossi

Ku do të luajë Daniele de Rossi sezonin tjetër? Opsioni kryesor mbetet jashtë Italisë, duke qenë se zemra e tij rreh ende për klubin Roma, por mënyra se si u hoq, pra pa i rinovuar kontratën qoftë edhe 1 vit apo diskutuar, ka indinjuar tifozerinë, që është ngritur në protestë.

Tifozët kanë shkuar të takojnë kapitenin në Trigoria duke i bërë një surprizë të këndshme, por edhe duke kontestuar ashpër klubin dhe presidentin Pallotta.

Megjithatë, sipas "Sky Sport", klubi i Interit, në sajë të Marottas, por edhe duke ditur se Antonio Conte ka raporte të shkëlqyera me mesfushorin e Romas, po tenton ta bindë. Zikaltrit i kanë telefonuar agjentin të mesfushorit verdhekuq, që do të reflektojë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat