Josa shokon me deklaratën për ‘Niklin’

Futboll

Josa shokon me deklaratën për ‘Niklin’

Më: 15 maj 2019 Në ora: 18:45
Josa shokon me deklaratën për ‘Niklin’

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 duke e dërguar Superligën e Kosovës në një finale, ku në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet mes Feronikelit dhe Prishtinës do të vendoset për kampionin e Kosovës në futboll. Trajneri i Prishtinës Mirel Josa, pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij në këtë ndeshja ka qenë mjaftë e tensionuar.

Po ashtu ka thënë skuadra e tij ka qenë edhe më e tensionuar se në ndeshjen kundër Llapit. Josa ka deklaruar se nëse Trepça 89 do të realizonte gol në pjesën e parë skuadra e tij do të kishte mjaftë të vështirë rikthimin. Kjo për shkak të tensionit që kishin futbollistët në fushë. “Kishim një ngarkesë të madhe nga ndeshja kundër Llapit, ekipi mu duk i tensionuar edhe më shumë se me Llapin.

Trepça ’89 u mundua ta qarkulloj topin pati edhe rastin ku goditi edhe shtyllën. Do të kishte qenë ndryshe jo që nuk kishim mundur, por tensioni i skuadrës do të ishte i atillë”, tha Josa. Ai tha se është në dijeni për cilësinë e skuadrës kundërshtare. Deklaroi se ndeshjet i ka fituar me shpirt dhe me gjak. “Unë e di që ka një skuadër që ka marr rezultatet me gjak me vrapim dhe me angazhim. Di nivelin e Feronikelit ka një ekip të mirë ka edhe stolin mjaftë të mirë do të jetë në një ndeshje e vështirë”, tha Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat