Argjentina e publikon listën për Kupën e Amerikës

Futboll

Argjentina e publikon listën për Kupën e Amerikës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Argjentina e ka publikuar listën fillestare prej 32 futbollistëve para Kupës së Amerikës, që nis muajin e ardhshëm në Brazil.

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, i cili i ka shënuar 21 gola në 33 ndeshje në Premierligë këtë sezon, është ftuar për herë të parë që prej Kupës së Botës verën e kaluar në Rusi, ku Argjentina u eliminua në 1/8 e finales.

Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA) e publikoi të mërkurën një listë fillestare prej 32 futbollistëve, e cila do të shkurtohet në vetëm 23 lojtarë pas dy javësh.

Kupa e Amerikës, e cila do të bahet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik, do t’i ketë 10 ekipe nga Amerika Jugore, si dhe Katarin dhe Japoninë si mysafire.

Argjentina, që udhëhiqet nga Lionel Scaloni që prej largimit të Jorge Sampaolit vitin e kaluar, do të luajë në Grupin B me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin.

Lista e plotë:

Portierë:

Franco Armani (River Plate), Esteban Andrada (Boca Juniors), Agustín Marchesín (América), Juan Musso (Udinese) and Gerónimo Rulli (Real Sociedad).

Mbrojtës:

Renzo Saravia (Racing), Gabriel Mercado (Sevilla), Nicolás Otamendi (Manchester City), Germán Pezzella (Fiorentina), Ëalter Kanemann (Gremio), Nicolás Tagliafico (Ajax), Marcos Acuña (Sporting Lisboa), Ramiro Funes Mori (Villarreal) and Juan Foyth (Tottenham).

Mesfushorë:

Leandro Paredes (PSG), Giovani Lo Celso (Betis), Exequiel Palacios (River Plate), Guido Rodríguez (América), Roberto Pereyra (Watford), Rodrigo De Paul (Udinese), Matías Zaracho (Racing), Ángel Di María (PSG), Gonzalo Martínez (Atlanta United), Paulo Dybala (Juventus), Maximiliano Meza (Monterrey), Iván Marcone (Boca Juniors).

Sulmues:

Lionel Messi (Barcelona), Sergio Agüero (Manchester City), Lautaro Martínez (Inter), Ángel Correa (Atlético), Matías Suárez (River), Mauro Icardi (Inter).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat