Konfirmohet e ardhmja e Paulo Dybalas

Futboll

Konfirmohet e ardhmja e Paulo Dybalas

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:00
Paulo Dybala

Vëllai i Paulo Dybalas, Gustavo ka njoftuar se ka një shans shumë të madh që ai të largohet nga Juventusi, pasi dëshiron ndryshim.

Gustavo ndër të tjera zbuloi se ka shumë futbollistë të pakënaqur brenda ekipit që drejtohet nga Massimiliano Allegri.

Paulo Dybala do ta përfundojë një sezon sa më shpejt të harrueshëm, pasi sivjet shumicën e ndeshjeve i ka shikuar nga banka rezerve.

“Po, ka një shans të mirë që ai të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim “, tha vëllai i tij.

“Nuk mund të them se ku do të shkojë, por ka një shans të madh që Paulo të largohet. Sigurisht që ai nuk është i lumtur atje. Paulo nuk është i vetmi, pasi shumë lojtarë janë jo të lumtur në Juve’’, përfundoi Dustavo në një intervistë për radion argjentinase Futbolemico.

‘Bardhezinjët’ po kërkojnë triumfin në Ligën e Kampionëve, e cila nuk erdhi as këtë edicion me transferimin e Cristiano Ronaldos dhe ndoshta shitja e Dybalas është zgjidhja më e mirë për të afruar një lojtar me më kualitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat