Trajneri serb e humb kontrollin, bëri gjestin e turpshëm!

Futboll

Trajneri serb e humb kontrollin, bëri gjestin e turpshëm!

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:32
Sinisha Mihajlloviqi

Ish futbollisti serb, Sinisha Mihajlloviqi, ka bërë një gjest të turpshëm dhe ka habitur edhe botën e futbollit! Ai ka tentuar ta sulmojë një tifoz i cili e kishte ofenduar, por u ndalua nga policia italiane që reagoi shpejt.

Në fotografi shihet se si policia italiane e ndal Mihajlloviqin, që vërtet gjesti i tij është skandal. Siç raportohet ai ishte pranë stadiumit Olimpico në Romë, ku po shkonte për ta parë ndeshjen finale të Kupës së Italisë mes ish-klubit të tij, Lazios dhe Atalantës.

Tifozët ultras të Lazios dhe policia ishin përleshur para ndeshjes afër stadiumin, sipas mediave italiane. Mihajlloviq po ecte drejt stadiumit kur një përkrahës bëri komente raciste ndaj tij, duke e nxitur serbin të reagojë ashpër. Ai vrapoi drejt tifozit për ta konfrontuar atë, por u ndal fizikisht nga policia italiane. Pavarësisht nëse tifozi ka provokuar, Mihajlloviq u desh të jetë i sjellshëm dhe shembull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat