Shqiptari zbulon pse qau në Spanjë

Futboll

Shqiptari zbulon pse qau në Spanjë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:51
Shqiptari zbulon pse qau në Spanjë

Në një intervistë për televizionin e klubit të Levantes, Enis Bardhi ka zbuluar se çfarë emocionesh ka pasur pas golit të shënuar ndaj Girona-s dhe sigurimit të mbijetesës. Ai për herë të parë kishte qarë në terren.

"Për herë të parë më ka ndodhur të qajë në terren. Më kapluan emocionet. Ishte një moment që nuk mund ta harroj asnjëherë. E di sa mundin e kemi dhënë te Levante dhe e di se e kemi merituar të mbesim në elitë. Thjeshtë u kënaqa në atë moment", tha Bardhi. Të shtunën (ora 13), Levante e pret Atletico Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat