Para 29 viteve! Në derbin ish jugosllav, tifozi në fushë me Flamurin amerikan kishte tërbuar serbët!

Futboll

Para 29 viteve! Në derbin ish jugosllav, tifozi në fushë me Flamurin amerikan kishte tërbuar serbët!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:22
Para 29 viteve! Në derbin ish jugosllav, tifozi në fushë me Flamurin amerikan kishte tërbuar serbët!

Njëzetenëntë vite (29 vite) më parë pikërisht me 26 shtator të vitit 1990, ende pa u shemb ish Jugosllavia, në derbin e madh (Hajduku i Splitit dhe Partizani i Beogradit) të javës së 9-të të asaj lige, një tifoz i Torcidës së Hajdukut, futet në fushë me dy Flamuj, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kroacisë.

Image

Futbollisti Ardian Kozniku luante standard për Hajdukun, në ndeshje që u ndërpre, pasi që u dogj Flamuri ish jugosllav në stadiumin “Polud” në Split. Tifozi në fushë e më shumë krenari mbante Flamuri amerikan dhe kroat dhe në anën tjetër ata që thirreshin apo rrahën gjoks si jugosllav së bashku me serbët, ishin tërbuar kur panë Flamujt! 
Flamuri amerikan shpaloset tri javë para ndeshjes revyale mes Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e  fituan kroatët me 2:1. Kujtim Shala luajti për Kroacinë në një ndeshje që u përcoll nga 30 mijë shikues në Maksimir të Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat