Kombëtarja e Bullgarisë e ka publikuar listën me lojtarët për ndeshjen me Kosovën.Trajneri i kombëtares bullgare, Krasimir Balakov, ka bërë të ditur listën me 28 lojtarët për dy ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian, shkruan Insporti. Kosova e zhvilloi takimin e parë kualifikues pikërisht kundër Bullgarisë, ku barazoi 1:1 në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova e Bullgaria barazuan 1:1 në Prishtinë, në ndeshjen e 25 marsitNdeshjen e dytë Kosova do ta luajë në udhëtim me Malin e Zi, më 7 qershor, për t’u përballur më pas me Bullgarinë më 10 qershor në Sofje.