Befason Chelsea, mund ta emërojë për trajner Lampardin në vend të Sarrit

Futboll

Befason Chelsea, mund ta emërojë për trajner Lampardin në vend të Sarrit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:15
Lampard

Klubi londinez dëshiron ta kthejë legjendën e vet Frank Lampard.

Pas një sezoni fantastik me Derby Countyn në Championship, ku ka arritur ta kualifikojë këtë skuadër në finalen e play-offit për hyrje në Premier Ligë, Frank Lampard ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Është pikërisht skuadra e tij e zemrës Chelsea, me të cilën ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm që kërkon ta emërojë atë si trajner qysh nga sezoni tjetër.

Pronari i Bluve, Roman Abramovich nuk është i kënaqur me punën e Maurizio Sarrit dhe dëshiron ta largojë, ndonëse italiani ka siguruar vendin e tretë në tabelë dhe ka kualifikuar Chelsean në finalen e Ligës së Evropës.

Mediat në Angli shkruajnë që gjithçka do të qartësohet sapo të përfundojë finalja e Ligës së Evropës që luhet më 29 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat