Saviçeviq flet se si do të sillen me himnin e Kosovës

Futboll

Saviçeviq flet se si do të sillen me himnin e Kosovës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:24
Saviçeviq flet se si do të sillen me himnin e Kosovës

"Me Kosovën është një lojë si çdo tjetër", tha Saviçeviq.

Mali i Zi me mjaft stres e pret përballjen me Kosovën, e cila do të zhvillohet me 7 qershor në stadiumin në Podgoricë dhe pa praninë e shikuesve, në kuadër  të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. 
Kosova është në grupin A dhe shumë të fortë, me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Ai flet se si do të sillen edhe për himnin e Kosovës. 
Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq tha se së bashku me selektorin Lubisha Tumbakoviq do të përkujdesen që kjo ndeshje të mos ketë ndikim special ndaj të tjerave. 
“Unë pres që të gjithë të sillen sikur ndaj çdo himni tjetër, nuk ka sjellje të tillë të veçantë, është një ndeshje si çdo tjetër. Do të luajmë siç dimë më së miri, të mundohemi t’i fitojmë tri pikë dhe t’i ruajmë gjasat e përfundimit në pozitën e dytë në grup”, tha Saviçeviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat