Kosova u përfaqësua me Sadikun dhe Shoshollin

Futboll

Kosova u përfaqësua me Sadikun dhe Shoshollin

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:35
Kosova u përfaqësua me Sadikun dhe Shoshollin

Në selinë kryesore të FIFA-së në Cyrih është mbajtur konferenca “Big 5 FIFA TMS Conference”. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë personat më me ndikim në tregun e transferimeve, duke filluar nga: Federatat gjermane, franceze, italiane, angleze e spanjolle, e gjithashtu edhe nga klubet si: Arsenal, Juventus, Barcelona, Manchester City, Real Madrid e Werder Bremen.
Ndërkaq, FFK-ja në këtë aktivitet është përfaqësuar nga menaxherët e TMS-së, Dardan Sadiku e Agron Shosholli.
Në këtë konferencë nga pjesëmarrësit janë ndarë përvoja të ndryshme rreth: regjistrimit të lojtarëve të mitur, akademive të futbollit dhe barazisë gjinore në futboll.
Gjithashtu gjatë konferencës është diskutuar rreth ‘Ndërmjetësuesve (Intermediaries). Po ashtu, gjatë diskutimeve është kërkuar që në të ardhmen edhe Federatat e tjera ta përdorin sistemin FIFA Connect, sistem të cilin FFK-ja tashmë e ka zbatuar me sukses që nga viti 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat