Të gjithë nga Drenasi, Hogoshti dhe Klina!

Futboll

Të gjithë nga Drenasi, Hogoshti dhe Klina!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:13
Të gjithë nga Drenasi, Hogoshti dhe Klina!

Debate
Fundjavë e nxehtë qoftë në elitën e futbollit të Kosovës qoftë në Ligën e Parë! Opinioni jo vetëm sportiv është i orientuar me sy e vesh nga Drenasi, aty ku do të vendoset titulli i kampionit në sfidën mes Feronikelit dhe Prishtinës, e cila luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”!

Gabimi qoftë edhe më i vogël nga Feronikeli apo Prishtina do t’i lërë duarthatë, të zhgënjyer deri në pikën e fundit! Feronikeli pak a shumë e ndjen një lloj përparësie terrenin vendas dhe që ka dy pikë më shumë se Prishtina! Mos të harrojmë se në derbit e mëdhenj nuk çon fortë peshë edhe përparësia e fushës sa çon peshë se cila skuadër e ka qetësinë në fushën e lojës! Presioni është i madh si te djelmoshat e ‘Niklit’ me kryetrajner Zekirija Ramadanit si te ata të Prishtinës së Mirel Josës.

Feronikeli mund të futet edhe me konceptin që të mbrohet apo që të arrijë një barazim, sepse i duhet vetëm një pikë për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit. Prishtinës nuk i konvenon të mbrohet apo loja defensive, por do të hidhet me të gjitha forcat në sulm, sepse vetëm fitorja ia sjell titullin, ndryshe do të mbetet nënkampione.  Nëse merret për bazë të gjitha, Feronikeli dhe Prishtina, janë në presion të rezultatit, për shkak se në futboll janë të mundshme tri rezultate. ‘Nikli’ kryeson me 77 pikë, ndërsa Prishtina është në pozitën e dytë me 75 sosh, kjo dëshmon më së miri se do të kemi një derbi të tensionit të lartë sportiv dhe një stadium të mbushur përplot me shikues në Drenas.

Në Ligën e parë kemi vëmendjen në disa stadiume. Ajo që do të përcillet me shumë vëmendje pa dyshim do të jetë sfida në Hogosht mes Kikës dhe Besës nga Peja, si dhe në Klinë ku Dukagjini do ta pret Drenasin! Besës i duhet fitorja që të ngjitet në elitë, kurse Dukagjini lutet në dështim të pejanëve eventualisht në barazim me Kikën në Hogosht, që klinasit me fitore të ngritën në Superligë. Dukagjini përballet me Drenasin, që shpreson t’i ikë barazhit e Kika që ende mendon se do të shpëtojë nga rënia, të mbetet në barazh.

Besa shkon me ngulm për fitore dhe që të rikthehet në elitë, kurse Dukagjini mobilizohet për fitore dhe në anën tjetër shpreson që ekipi pejan mos të fitojë!  Kika në siklet, sikurse edhe Drenasi, Dukagjini e Besa. Fitorja për secilën skuadër është më shumë se fitore.  Kika e ka në dorë fatin e Besës dhe të Dukagjinit!  Cila do t’i bashkohet Vushtrrisë për në elitë?

Gjithçka do të shihet në fundjavë, por presioni është i madh qoftë të pejanët qoftë të klinasit, ani se Besa është në vend të dytë me 58 pikë, ka dy më shumë se Dukagjini, por asgjë nuk dihet deri në fund. Kështu që skuadra janë të renditura kësisoj në pjesën e poshtme: Drenasi është në pozitën e 12-të me 33 pikë, pasojnë Vllaznia (31), Ramiz Sadiku (30), Kika (29) dhe Bashkimi (29). Vendi i 13-të dhe i 14-të luajnë në barazh, ndërsa i 15-ti dhe i 16-ti bien nga liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat