Fitore e vonuar e Gjilanit 

Futboll

Fitore e vonuar e Gjilanit 

Nga: K. G. Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:55
Fitore e vonuar e Gjilanit 

Gjilani këndellet dhe shënon fitore, por shumë e vonuar, pasi ka pak shumë pak shpresa që t’i ikë zonës së barazhit! Gjilani para shikuesve të vet e demoloi me rezultat 4:0 Lirinë nga Prizreni, në ndeshjen e javës së 33-të përkatësisht të parafundit të elitës së futbollit të Kosovës. 
Golat i shënuan: Hajdari (11'), Razak (22', 72'), Nika (61'). Gjilani është në vend të dhjetë me 38 pikë, kurse Liria është e 11-ta me 28 sosh. Liria ka javë që është përshëndetur nga elita e futbollit së bashku me KEK-un. Në javën e fundit Gjilani udhëton në Ferizaj dhe Liria e pret Drenicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat