Real Madrid nis kontaktet me Salah, presion tek Liverpool

Futboll

Real Madrid nis kontaktet me Salah, presion tek Liverpool

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:21
Salah

Skuadra spanjolle, Real Madrid, duket se ka nisur tentimet e saj për të transferuar yllin egjiptian, Mohamed Salah.

Raportimet në Francë bëjnë të ditur se gjigantët spanjollë janë duke bërë lëvizjet e para drejt një transferimi të jashtëzakonshëm në verë.

‘Canal+’ ka zbuluar se trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane, është i vendosur që të transferojë egjiptianin në ‘Santiago Bernabeu’.

“Kanë qenë disa kontakte mes Real Madrid dhe Mohamed Salah” ka thënë Philippe Carayon, gazetari i ‘Canal+’, në një emision televiziv.

Gjithsesi, secila tentativë e Real Madrid për shërbimet e sulmuesit të Liverpool do duhej të kalonte shumën e 198 milionë funteve.

Kujtojmë se lojtari ka shënuar 54 gola në Premierligë gjatë dy sezoneve të fundit, duke u kthyer në lojtarin kryesorë të skuadrës së tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat