Muric zë vend në formacionin e vitit (U-21) në Premierligë

Futboll

Muric zë vend në formacionin e vitit (U-21) në Premierligë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:39
Arijanet Muric

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka regjistruar një sezon mjaftë të mirë këtë vit.

Aro është shpallur kampion në Premierligë me skuadrën e tij Manchester City, ku nuk pati shumë paraqitje, pasi në konkurrencë me Ederson Moraes ishte zgjedhja e dytë.

Shanset e portierit kosovar ishin në Kupën e Ligës, ku ai pati paraqitje të jashtëzakonshme, sidomos atë kundër Leicester City.

Kështu, në kategorinë U-21, në formacionin e vitit në Premierligë, është rezervuar një vend edhe për gardianin e Kosovës.

Në këtë formacion reprezentohen 10 skuadra. Më poshtë 11 lojtarët që ‘Goal’ ka listuar për formacionin më të mirë të vitit në kategorinë U-21. 

Arijanet Muric; Trent Alexander – Arnold, Juan Foyth, Joe Gomez, Ryan Sessegnon; Declan Rice, Matteo Guendouzi, David Brooks; Richarlison, Marcus Rashford, Dwight McNeil.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat