Reali nis kontaktet me yllin e Liverpoolit

Futboll

Reali nis kontaktet me yllin e Liverpoolit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:42
Reali nis kontaktet me yllin e Liverpoolit

Duket se Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht merkaton e verës dhe tashmë tenton vetëm emra “big”. Pas Hazardit madrilenët duan të rrëmbejnë një tjetër yll të Premier Ligës, Mohamed Salahun.
Sipas asaj që raporton media franceze “Canal +”, kanë nisur kontaktet e para mes klubeve. Këtë herë duket se presidenti Florentino Perez e ka marrë vetë iniciativën për të rrëmbhyer nga Liverpuli një “xhevahir”.

Nëse kjo goditje do të ndodhte do të kishim të bënim me një blerje shumë të bujshme të Realit, në merkaton e verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat