Shumë zëra për shkarkimin e tij, ja çfarë thotë Kovac

Futboll

Shumë zëra për shkarkimin e tij, ja çfarë thotë Kovac

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:55
Niko Kovac

Shumë zëra po qarkullojnë për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac nga stoli i Bayern Munich.

Raportimet insistojnë se trajneri i skuadrës nga ‘Allianz Arena’ duhet që të fitojë titullin në mënyrë që të mbetet në punën e tij.

Gjithsesi, Niko Kovac nuk është i interesuar në spekulimet se ai mund të shkarkohet nga gjigantët bavarez.

“Këto zëra bëjnë pjesë tek punët që mua nuk më interesojnë” ka thënë Kovac i pyetur për thashethemet për shkarkimin e tij.

“Ne tani duhet të kemi fokusin në dy ndeshje në të cilat mund të shpallemi kampionë dhe fokusi ynë nuk qëndron tek ato që fliten për ne. Nuk jam i interesuar” ka thënë tutje trajneri gjerman.

“Kam një kontratë e cila zgjat edhe për dy vite dhe unë dua ta përmbush atë. Ne kemi krijuar diçka të mirë dhe kemi humbur vetëm dy herë pas ndeshjes ndaj Dusseldorf” ishin fjalët e kroatit.

Me fitoren eventuale ndaj Eintracht Frankfurt gjatë së shtunës, ata do të shpalleshin matematikisht kampionët, duke shuar shpresat e Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat