Ish anëtari i Chelsea ka një këshillë për Hazard pas interesimit nga Real Madrid

Futboll

Ish anëtari i Chelsea ka një këshillë për Hazard pas interesimit nga Real Madrid

Më: 16 maj 2019 Në ora: 20:20
Eden Hazard

Pas shtatë viteve qëndrimi në ‘Stamford Bridge’, Eden Hazard do të ketë një vendim të vështirë për të marrë gjatë kësaj vere.

Interesimi i shfaqur nga Real Madrid për yllin belg ka bërë që ai të gjendet në një pozitë të vështirë, ku duhet të vendosi rreth të ardhmes së tij.

Në mesin e gjithë këtyre ndodhive, është ish anëtari i Chelsea, Shaun Wright – Phillips ai që ka sugjeruar belgun që të ketë shumë kujdes në vendimin e tij.

“Do të jetë zgjedhje e vështirë sepse Chelsea është skuadër fantastike, tifozët janë të mrekullueshëm dhe drejtuesit e skuadrës gjithashtu. Gjithçka rreth klubit është e mrekullueshme” ka thënë Phillips, transmeton lajmi.net.

“Duhet të pyesni vetën se sa larg doni të shkoni në karrierë, çfarë doni të arrini dhe pastaj të merrni vendimin” ka shtuar ish anësori i Chelsea.

Real Madrid ka më shumë se dy vite që insistojnë për të siguruar shërbimet e Eden Hazard, por kjo merkato duket se do të jetë ajo e cila do të konkretizojë tentimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat