PSG udhëheq garën për transferimin e Umtitit

Futboll

PSG udhëheq garën për transferimin e Umtitit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:47
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi francez nuk e ka pasur vitin e tij më të mirë, pasi është përballur me disa lëndime.

Gjithsesi Barcelona ka vendosur ta nxjerr në shitje lojtarin dhe pret ofertën më të lartë.

PSG, Arsenal, Juventus, Manchester City e Manchester United janë skuadrat e interesuara për kampionin e botës.

Por lajmet e fundit nga Spanja bëjnë me dije se është PSG favoriti për të nënshkruar me Umtitin.

25-vjeçari është gati të rikthehet në vendlindje, por pret që së pari Barcelona ta pranojë ofertën e PSG-së.

Kampionët e Spanjës janë të gatshëm ta shesin lojtarin, por duan që të fitojnë rreth 65 milionë euro nga shitja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat