Bayern gati të paguajë klauzolën 70 mln € të yllit të Atletico Madridit

Futboll

Bayern gati të paguajë klauzolën 70 mln € të yllit të Atletico Madridit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 07:13
Rodrigo

Mediet spanjolle raportojnë se Bayern Munich interesohet për mesfushorin e Atletico Madrid, Rodrigo. 

Sipas Cadena Ser, kampionët rekord të Gjermanisë, bashkë me Barcelona-n dhe Manchester City-n, janë interesuar për blerjen e lojtarit. 

Klubi i Bundesliga-s është gati të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit, e cila thuhet të jetë rreth 70 milionë euro. 

22-vjeçari u transferua verën e kaluar për 20 milionë euro nga Villarreal te Rojiblancos. 

Pas një sezoni të parë fantastik në La Liga, gjigantët e europës kërkojnë ta kenë në skuadrën e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat